fbpx

Ndahet nga jeta gjyqtari kosovar Ervin Halimi

nga Revista Kosovarja

Pas një sëmundje të rendë ka vdekur në moshë të re gjyqtari i notit, Ervin Halimi.

Pas kësaj ka reaguar Federata e Notit të Kosovës.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të parakohshme të Ervin Halimit, më 29 maj 2025. Ai ishte një sportist i përkushtuar dhe gjyqtar noti me vlera të larta njerëzore e profesionale”, shkruan në njoftimin e kësaj Federate.

Në njoftim thuhet se kontributi i Ervinit në sportin kosovar, sidomos në zhvillimin dhe përfaqësimin e denjë në fushën e notit, do të mbetet i paharruar.
“Me përkushtimin, profesionalizmin dhe karakterin e tij, Ervini la gjurmë të pashlyeshme tek të gjithë ata që patën fatin ta njohin. Ngushëllime të sinqerta familjes Halimi, miqve dhe gjithë komunitetit sportiv për këtë humbje të madhe. U prehsh në paqe, Ervin”, thuhet në njoftimin e ederatës së Notit të Kosovës.

Vdekja e Ervinit i cili e ushtronte edhe profesionin e trajnerit të fitnesit, e ka pikëlluar edhe blogerën Enkelejda Shatri.

“Lamtumire trajneri dhe miku im Vini!

Do te mbetesh gjithmone ne kujtimet e mia si: Tajneri dhe djaloshi me energjine dhe humorin pozitiv , profesionalist dhe shume serioz ne punen por mbi te gjitha humanizmin e pa fund. 😥

P.s Kete foto e nisem me moton nje foto para stervitje por nuk mberitem ta bejme kurre ate foton pas sepse ty nuk te la semundja ….😢”, ka shkruar Shatri në postimin e saj. /Indeksonline

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]