fbpx

Ndahet nga jeta komediani i njohur

nga Revista Kosovarja

Komediani australian Barry Humphries, i njohur më së shumti për personazhin e tij komik Dame Edna Everage, ka vdekur në moshën 89-vjeçare.

Aktori kishte qenë në spital në Sidnej pasi pësoi komplikime pas operacionit në kofshë në muajin mars.

Për vdekjen e Barry, reagoi dhe kryeministri australian Anthony Albanese, duke u shprehur: “Një inteligjent i madh, satirist, shkrimtar dhe absolutisht i veçantë, ai ishte edhe i talentuar dhe një shërbeu si një dhuratë për të gjithë”.

Sa i përket jetës private, aktori ishte i martuar dhe la pas gruan, Lizzie Spender dhe katër fëmijë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]