fbpx

Ndahet nga jeta poetja Lindita Ahmeti

nga Revista Kosovarja

Poetja Lindita Ahmeti ka ndërruar jetë në moshën 50-vjeçare.

Lajmi i trishtë është konfirmuar nga babai i saj, shkrimtari Xhabir Ahmeti, në Facebook, në orët e hershme të mëngjesit të 9 prillit.

“Lajm i tmerrshëm. E humbëm edhe vajzën tonë të mrekullueshme Linditën para një gjysmë ore”, shkroi Ahmeti në orët e hershme të mëngjesit të 9 prillit.

Pas përfundimit të shkollës së mesme në Shkup, ajo vazhdoi studimet në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Shkupit, ku u specializua në filologjinë klasike.

Me një pasion të flaktë për letërsinë, ajo ligjëroi letërsinë antike në Universitetin e Tetovës dhe punoi në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]