fbpx

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Ramadan Murseli

nga Revista Kosovarja

Është ndarë nga jeta ish-ushtari i UÇK-së, Bajram Jahaj, nga fshati Beguncë i komunës së Vitisë.

Lajmi është bërë me dije nga Idriz Quni, nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Viti, i cili ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Murseli, farefisin dhe bashkëluftëtarët, duke e cilësuar ndarjen e tij nga jeta si një humbje të madhe për komunitetin dhe historinë e lavdishme të luftës.

“Pushoftë i qetë shpirti yt o bashkëluftëtar! Lavdi jetës dhe veprës së tij!”.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, më 13 maj 2025, në orën 16:30, pas faljes së Ikindisë, në varrezat e fshatit Beguncë.

Murseli ishte pjesëtar i Brigadës 173 në Zonën Operative të Karadakut dhe një ndër bashkëluftëtarët e dalluar të UÇK-së.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]