fbpx

Ndarja e Gracianos dhe Argjirës për lojë? Ed Manushi zbulon gjithçka

nga Revista Kosovarja

Konkurrenti i Big Brother Vip, Graciano Tagani dhe partnerja e tij Argjira Spanca kohët e fundit janë shndërruar në një ndër çiftet më të komentuara në median rozë, për shkak të aludimeve se marrëdhënia e dyshes është në krizë.

E teksa së fundmi në emisionin “E Diell” po diskutohej tema “ndarja e vipave për famë”, moderatori Ed Manushi treguar detaje për marrëdhënien e Gracianos dhe Argjirës.

Ai iu dha fund aludimeve se ndarja e dyshes është për famë, duke thënë që por janë thjeshtë disa probleme mes çiftit, dhe se dyshja do të sqarohen sapo Graciano të dalë nga shtëpia e “BBV”.

“Nuk është një ndarje përfundimtare, por probleme mes çiftit. Mesa dimë ne nuk është një ndarje akoma, për famë jo e jo. Është një problem. Një çift që do të sqarohen kur të dalë Graciano nga Big Brother VIP”- tha ai.

Ishte vetë Graciano që gjatë një bisede me Françeska Muratin nw shtëpi tregoi se marrëdhënia e tij me moderatoren është në krizë, duke ulur zërin që mos të dëgjohet nga kamerat.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]