fbpx

Ndeja e Xhensilës i bëri bashkë në një ambient Adrola Dushin dhe Fifin me Adisin

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja, Xhensila Myrtezaj, ditë më parë ka festuar njëvjetorin e themelimit të markës së saj.

Ndeja në fjalë ka arritur të bëjë bashkë në një ambient tri personazhe shumë të përfolur në mediat rozë.

Bëhet fjalë për çiftin Fifi dhe Adis Patushi, si dhe bukuroshen Adrola Dushi e cila njihet si ish-bashkëshortja e këtij të fundit.

Fifi është dukur mjaft elegante e veshur me një kostum të zi, ndërsa i dashuri i saj kishte zgjedhur një veshje me sportive.

Dy çiftet në fjalë kanë pozuar në një fotografi të përbashkët, respektivisht Fifi dhe Adisi me Xhensila Myrtezajn dhe Bes Kallakun.

Ndërkohë vetëm pak metra më tutje ndodhej bukuroshja Adrola Dushi, e cila gjithashtu ka përgëzuar nga afër Xhensilën dhe nuk i ka kursyer fotografitë me të.

Nuk dihet nëse kjo ndejë ka takuar ballë më ballë Fifin me Adrolën dhe nëse kanë pasur apo jo ato bashkëbisedim me njëra-tjetrën.

Përndryshe, Adrola dhe Adisi janë prindër të një djali të quajtur Troi, ku vetëm pak vite pas lindjes së tij ata i dhanë fund martesës.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]