Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ndërron jetë aktori i njohur turk

nga Revista Kosovarja

Aktori i famshëm turk, Haldun Boysan, i cili portretizoi karakterin e ‘The Tombalacı’ në serialin legjendar ka ndërruar jetë.

Mbi artikull

Boysan vdiq nga një sulm në zemër në Nevsehir, ku ishte për xhirimet e serialit të ri televiziv.

Sipas mediave turke, aktori 62-vjeçar ndodhej në qytetin Nevsehir për xhirimet e serialit televiziv “Maria dhe Mustafa”, pati një sulm në zemër në hotelin ku ai po qëndronte.

Moneytizer Paragrafi 4

Boysan u dërgua në spital nga një ambulance por ai ndërroi jetë pavarësisht nga të gjitha ndërhyrjet e bëra në spital.

Haldun Boysan lindi më 6 korrik 1958 në Ankara. Ai është i diplomuar në Kolegjin TED Ankara dhe Universitetin e Ankarasë, Fakulteti i Gjuhës dhe Histori-Gjeografisë, Departamenti i Teatrit.

Ai punoi në Teatrin e Artit të Ankarasë dhe Teatrin e Qytetit të Stambollit.

Në 1999, ai fitoi Çmimin e Aktorit më të Mirë Mbështetës në Festivalin e 11-të të Filmit në Ankara për interpretimin e tij në filmin Gemide.

Boysan ishte shfaqur në shumë seri televizive dhe filma turk.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]