Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Naser Ramadani thotë se Kosovës vaksina për Covid 19 do t’i ofrohet me prioritet

nga Revista Kosovarja

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, shpreson se Kosova do të jetë prioritet në ran-glistën botërore sa i përket furnizimit me vaksinën kundër Covid 19.

Mbi artikull

Ramadani, gjatë një vizite që i ka bërë Shtëpisë së të Moshuarve ka deklaruar se tashmë është bërë plani për vaksinimin e popullatës me vaksinën kundër Covid 19.

Ne shpresojmë që në fillim të sezonit dimëror do të vaksinohen popullata e ndishme sipas indikacioneve epidemiologjike për gripin sezonal. Dhe së dyti së shpejti pritet që të dal vaksina për virusin Covid 19 dhe Kosova është ndër vendet me prioritet që mund të ofrohet vaksina. Dhe ne kemi bërë dhe planin për vaksinim të popullatës me vaksinën kundër Covid 19 se bashku edhe me vaksinën e gripit sezonal. Ne besojmë se si shtet jemi të përgatitur edhe për valën e dytë dhe të tretë siç e quajnë disa.

E Ramadani, foli edhe për valën e dytë të Covidit e cila parashihet të jetë gjatë muajve të ardhëm në Kosovë.

Moneytizer Paragrafi 4

“Sipas shumë senariove, se mund të përzihen dy loje të virusëve, dy lloje kryesore ky aktual Covid 19 dhe gripi i vjeshtës. Pra ka viruse ndryshme që mund ta përkeqësojnë gjendjen e personave me sëmundje kronike. Qeveria, MSH dhe IKSHP kanë bërë përgatitjet dhe senariot e mundshme”, shpjegon Naser Ramadani.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]