fbpx

Ndërron jetë gazetari kosovar, Naim Fetahaj

nga Revista Kosovarja

Gazetari Naim Fetahaj nga Strellci i Epërm ka ndërruar jetë.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur ish-ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj.

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ai ka shkruar se sot mori një lajm të hidhur për ikjen nga jeta të shkrimtarit, Naim Fetahaj.

Postimi i plotë:

Lajm i hidhur ndarja nga jeta e bashkëfshatarit tonë, intelektualit, veprimtarit, shkrimtarit e gazetarit z.Naim Fetaj.

Naim sot je nda fizikisht nga ne, nga familja jote, nga shoqëria jote që shumë të respektuan, por vepra e jote do të kujtohet përjetësisht.

U prefsh në paqe poet, kushëri e atdhetar i devotshëm. Ngushëllime të sinqerta familjes Fetaj , shoqërisë , bashkëfshatareve të Strellcit dhe bashkëpunëtorëve të shumtë.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Naimin.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]