fbpx

Ndërron jetë kompozitorja e famshme

nga Revista Kosovarja

Kompozitorja legjendare, Cynthia Weil, ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare.

Fituesja e “Grammy” ishte më e njohur për hitin e madh të vitit 1964 “You’ve Lost The Lovin’ Feeling”.

E njëjta u bë e ditur se vdiq mbrëmjen e së enjtes (1 qershor).

Lajmi u njoftua nga vajza e saj me një deklaratë emocionuese që ndau në rrjete sociale.

“Nëna ime, Cynthia Weil, ishte nëna, gjyshja dhe gruaja më e mirë që familja jonë mund të kërkonte ndonjëherë”.

“Ajo ishte shoqja ime më e mirë, partnerja ime në krim dhe një idhull për gratë në muzikë”, shtoi ajo.

 

Në vitin 1987, Cynthia u fut në “Songwriters Hall of Fame” së bashku me bashkëshortin e saj, Barry, me të cilin shkroi shumë këngë.

Disa nga hitet e njohura që Cynthia shkroi së bashku me Barry janë të tilla si “The Drifters’ Saturday Night at The Movies”, “Running with The Night” e Lionel Richie dhe “Here You Come Again” e Dolly Parton.

Këngët e kompozuara të Cynthia kanë shitur rreth 200 milionë disqe.

Ikona e muzikës lindi në vitin 1940 në qytetin e New Yorkut nga Morris Weil dhe Dorothy Mendez.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]