fbpx

Ndërron jetë motra e Adem e Hamëz Jasharit

nga Revista Kosovarja

Hava Jashari, motra e madhe e komandantit legjendar Adem Jasharit, ka vdekur sot.

Lajmin e ka bërë të ditur ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, me anë të një njoftimi në ‘Facebook’, shkruan Insajderi.

“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të nënës, motrës, hallës sonë të dashur, HAVA (SHABAN) JASHARI-GASHI, e cila u largua nga kjo botë sot”, ka shkruar Jashari.

“Ajo ishte një grua e mrekullueshme, e përkushtuar ndaj familjes dhe të dashurëve të saj, e cila na la pas kujtime të vyera dhe një boshllëk të pazëvendësueshëm”.

https://www.facebook.com/bekim.jashari11/posts/8401426233271326?ref=embed_post

Jashari ka bërë të ditur se ceremonia mortore e së ndjerës do të mbahet sot nga ora 16:30, në varrezat e fshatit Kryshevc të Skenderajt.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]