fbpx

Ndërron jetë në moshën 18-vjeçare aktori i “Fear The Walking Dead”, Tyler Sanders

nga Revista Kosovarja

Aktori i filmit “Fear The Walking Dead”, Tyler Sanders, 18 vjeç, ka vdekur papritur.

Tyler Sanders, i cili filloi karrierën në “9-1-1 Lone Star” së bashku me Rob Lowe, Sierra Aylina McClain, Jim Parrack dhe aktorë të tjerë, ka ndërruar jetë.

Autoritetet nuk kanë zbuluar akoma shkakun e vdekjes së tij.

Burime nga forcat e rendit kanë thënë për TMZ se kanë marrë një telefonatë nga një burrë që mezi po merrte frymë. Kur arritën në adresën ku telefonuan, e gjetën Tylerin të vdekur.

Në këtë pikë, nuk ka dyshime për lojëra të pahijshme dhe as rrethana të dyshimta që mund të kenë shkaktuar vdekjen e aktorit tetëmbëdhjetë vjeçar.

Ata do të bëjnë një autopsi në ditët në vijim dhe me gjasë do të vijojë një deklaratë nga familja.

I ndjeri ishte i pasionuar pas sfidave dhe tejkalimit të pengesave në jetë, ai e donte aktrimin dhe kishte një të ardhme të ndritur përpara.

Ai ishte një nxënës i zjarrtë dhe studionte me pasion aktrimin, i pëlqente gjithashtu edhe komedia.

I njëjti filloi të aktrojë kur ishte 10 vjeç dhe madje mori një nominim për ‘Emmy’ për pjesëmarrjen e tij si Leo në shfaqjen “Just Add Magic: Mystery City” në Amazon Prime.

Ai gjithashtu mori pjesë në filma të shkurtër dhe serialin “The Rookie”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tyler Sanders (@tylermsanders)

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]