fbpx

Ndërron jetë në moshën 37-vjeçare aktorja e “As the World Turns”, Marnie Schulenburg

nga Revista Kosovarja

Aktorja Marnie Schulenburg ka vdekur pas komplikimeve metastatike të kancerit të gjirit ose në fazën e 4.

Ajo ishte vetëm 37-vjeçare.

Schulenburg ishte e njohur më së shumti për rolet e saj në telenovelën “As the World Turns” dhe në rifillimin e “One Life to Live”.

Një përfaqësuese e Schulenburg tha për Hollywood Reporter se ajo vdiq në Bloomfield, New Jersey të martën.

Sipas Variety, lajmi është konfirmuar edhe nga bashkëshorti i saj, Zack Robidas, në një postim të shpërndarë në Facebook.

Çifti kanë një vajzë dyvjeçare të quajtur, Coda.

Roli i parë televiziv i Schulenburg ishte si Alison Stewart në “As the World Turns”.

Ajo ishte aktorja e dytë që mori rolin pasi Jessica Dunphy u largua nga shfaqja në 2005.

Në “As the World Turns” luajtën gjithashtu Jake Silbermann, Elena Goode, Van Hansis dhe Alexandra Chando.

Përveç kohës së saj në telenovela, Schulenberg u shfaq në shfaqje si “Blue Bloods”, “Army Wives” dhe “Divorce”.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]