fbpx

Ndërron jetë në moshën 47 vjeçare aktori i “The Lion King”, Clifton Oliver

nga Revista Kosovarja

Clifton Oliver, i cili luajti në produksionet e Broadway të “The Lion King”, “Wicked” dhe “In the Heights”, vdiq më 2 gusht.

Ai ndërroi jetë në moshën 47 vjeçare, ndërsa lajmin e konfirmoi motra e tij, Roxy Hall.

“Vëllai im i vogël, Clifton Oliver, ka pasur thirrjen e tij të fundit”, postoi Hall në Facebook ditën e vdekjes së tij – duke përkujtuar bisedën që bënë përpara.

“Zemra ime është e trishtuar dhe e gëzuar në të njëjtën kohë. Do të më mungojë, por më në fund ai është në paqe”, tha ajo.

Clifton thuhet se po luftonte me një sëmundje të pazbuluar akoma.

“Ai solli kaq shumë dritë në këtë botë! Ai solli kaq shumë dritë në jetën time! Ai ndikoi në jetën e njerëzve në të gjithë botën, ndërsa shfaqi talentin e mahnitshëm. Ai do të na mungojë por nuk do të harrohet kurrë”, vazhdoi motra e tij.

Hall kujtoi gjithashtu ditët e fundit të vëllait të saj, ndërkohë shtoi: “Unë do të vlerësoj kohën time me të gjashtë javët e fundit të jetës së tij që kalova pranë shtratit të tij në spital dhe më në fund në shtëpi”.

Në fillim të kësaj jave, shfaqja “The Lion King” në Broadway e nderoi yllin e ndjerë si në mediat sociale ashtu edhe në qytetin e New Yorkut.

Oliver ka lindur në vitin 1975 dhe është rritur në Jacksonville, Florida.

Sipas Playbill, ai ndoqi Shkollën e Arteve ‘Douglas Anderson’ përpara se të transferohej përfundimisht në New York në vitin 2010 për të ndjekur një karrierë në skenë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]