Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ndërron jetë në muajin e 8-të të shtatëzanisë ylli i rrjeteve sociale

nga Revista Kosovarja

Ka ndërruar jetë një ndër emrat e njohur të rrjeteve sociale.

Mbi artikull

Nicole Thea, e cila konsiderohej si ylli i rrjeteve sociale, ka ndërruar jetë në muajin e 8-të të shtatzënisë së bashku me djalin, shkruajnë mediat e huaja.

Kjo u bë e ditur nga faqja e saj në Instagram.

Një deklaratë nga nëna e saj thoshte se 24-vjeçarja, e cila ishte tetë muajshe shtatzënë, e kishte emëruar djalin e saj Reign me partnerin Boga. Asnjë shkak i vdekjes nuk u zbulua në post. Kërcimtarja dhe influencuesja, e cila jetonte në Londër, i kishte mbajtur fansat e azhurnuar gjatë shtatzënisë së saj, duke postuar rregullisht video në kanalin në YouTube dhe në faqen në Instagram.

Moneytizer Paragrafi 4

Disa video që Nicole i kishte filmuar para vdekjes së saj do të publikohen në kanalin e YouTube, konfirmoi deklarata.Partneri i saj Boga, pjesë e grupit “Ghana Boyz”, kohët e fundit kishte postuar një video të tij duke kërcyer pranë një karroce fëmijësh, ku shkruante se mezi po priste ta nxirrte djalin në park.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]