fbpx

Ndërron jetë një person në Korishë të Prizrenit, policia nis hetimet

nga Revista Kosovarja

Një person ka ndërruar jetë në fshatin Korishë të Prizrenit. Rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:45.

Sipas raportit të policisë, thuhet se pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, një person është dërguar në emergjencën e spitalit të Prizrenit, ku nga mjeku përgjegjës është konstatuar se trupi i viktimës mashkull kosovar është pa shenja jete.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pajetë i është dorëzuar familjarëve për ceremoni. Rasti vazhdon të hetohet.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]