fbpx

Ndërron jetë një person në Prizren derisa ishte në fushë

nga Revista Kosovarja

Është raportuar se një person derisa ka qenë në fushë i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe ka ndërruar jetë.

Rasti ka ndodhur në fshatin Krajk të Prizrenit, të hënën në ora 14:30.

“Fsh. Krajk , Prizren 03.10.2022-14:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë në fushë me dëshmitarin mashkull kosovar, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe ka ndërruar jetë”, thuhet në raport.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi emergjencës në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]