fbpx

Ndërron jetë pacienti i cili ra nga dritarja e Klinikës së Kirurgjisë Torakale në QKUK

nga Revista Kosovarja

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka njoftuar se ka ndërruar jetë pacienti i cili ka rënë sot nga dritarja e Klinikës së Kirurgjisë Torakale.

Në njoftimin e ShSKUK-së, thuhet se pacienti është hedhur nga dritarja dhe përkundër masave reanimatore dhe ndihmës së vazhdueshme për shkak të plagëve, pacienti nuk ka arritur të mbijetojë.

Njoftimi i plotë:

Qendra Klinike Universitare e Kosovës, njofton se nga ekipi mjekësor i Klinikës së Kirurgjisë Torakale, është njoftuar se sot në orët e mëngjesit, një pacient është hedhur nga dritarja e klinikës.

Menjëherë janë ndërmarrë masat e nevojshme për ofrimin e ndihmës mjekësore, por përkundër masave reanimatore dhe ndihmës së vazhdueshme nga stafi i Klinikës Emergjente me mjekë konsultantë nga klinikat e tjera, për shkak të plagëve, pacienti nuk ka arritur të mbijetojë.

Për rastin janë informuar organet policore dhe ato të hetuesisë, të cilat po merren me të.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]