fbpx

Ndërron jetë poeti kosovar Xhevdet Bajraj

nga Revista Kosovarja

Sot ka vdekur poeti i njohur kosovar, Xhevdet Bajraj, shkruan KultPlus.

Ndërkaq, lajmin e ka bërë të ditur vëllai i tij, Fadil Bajraj nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook.

“Njoftim mortor: sot pas një sëmundje të shkurtër ndërroi jetë vëllai im Xhevdet Bajraj. Për datën e varrimit iu lajmërojmë në ditët në vijim”, ka shkruar ai.

Xhevdet Bajraj (lindur më 1960, në Republikën e Kosovës) është një poet dhe skenarist shqiptar etnik kosovar që ka banuar në Meksikë.

Bajraj iu dha rezidenca në Meksikë si refugjat falë Parlamentit Ndërkombëtar të Shkrimtarëve që i ofroi opsionet e Francës, Italisë apo Meksikës. Ai iku nga lufta në Kosovë për një Mexico City më paqësore ku ka banuar me gruan e tij dhe dy fëmijët.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]