fbpx

Ndërron jetë vogëlushja Nina nga Prishtina

nga Revista Kosovarja

Me dhimbje të thellë është bërë e ditur ndarja nga jeta e vogëlushes Nina Dragusha, e cila humbi betejën më të rëndë të jetës së saj.

Lajmin e trishtë e kanë konfirmuar prindërit e saj përmes një postimi prekës në rrjetin social Facebook.

„Nina sot na la,“ – shkruhet në postim.

Nina ishte diagnostikuar një vit më parë me tumorin Neuroblastoma, i lokalizuar në zonën e abdomenit. Pas diagnostikimit, qytetarët reaguan menjëherë dhe në kohë rekord u mblodhën fondet e nevojshme për trajtimin e saj jashtë vendit. Megjithë përpjekjet dhe shpresën e madhe, Nina nuk ia doli dot.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Dragusha!

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]