fbpx

Ndezen 1133 qirinj në kujtim të fëmijëve të vrarë gjatë luftës, Kurti: Kurrë nuk do t’i harrojmë

nga Revista Kosovarja

Në shënimin e 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, shumë fëmijë u mblodhën para Teatrit Kombëtar të Kosovës për të ndezur qirinj për fëmijët e vrarë gjatë luftës së fundmi. 1133 qirinj u ndezën për të kujtuar 1133 fëmijët e vrarë.

Në këtë ceremoni të pranishëm ishin presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, e zyrtarë të tjerë shtetërorë.

Kryeministri Kurti u tha fëmijëve të pranishëm se tha se ata janë shpresa e Kosovës.

“Pavarësisht humbjeve, vuajtjeve dhe dhimbjeve tona, ne jemi bashkë. Ka shpresë për vendin tonë dhe kjo shpresë jeni ju fëmijët e Kosovës. Ju po e mbani nga një qiri në duart tuaja në këtë mbrëmje dhe gjithsej i kemi 1133 qirinj sepse secili prej këtyre qirinjve tregon për një fëmijë që është vrarë gjatë luftës e nuk është në mesin tonë”, u shpreh Kurti.

 

Tutje, ai tha se fëmijët e vrarë në luftë do t’i kujtojnë çdo herë dhe nuk do t’i harrojnë asnjëherë.

“Ne ata i kujtojmë dhe kurrë nuk do t’i harrojmë. Sakrifica e popullit tonë është e madhe. Plagët e luftës janë të thella. Dhimbja është e pafund, por gëzimi e lumturia juaj nuk ka pikëllim që nuk e mund. Kur ju shohim juve, zemra në bëhet mal”.

Në fund, kreu i ekzekutivit pati edhe një porosi për fëmijët.

“Ju duhet të mësoni sa më shumë e sa më mirë në bankat e shkollës. Ta duani nënën dhe babanë, mësuesen e arsimtarët. Ta doni njëri-tjetrin, të luani bashkë dhe të mësoni sa më shumë”, tha Kurti. /Telegrafi/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]