Moderatorja Arbana Osmani është përballur sot me një bisedë që i ka bërë përshtypje.
Biseda kishte të bënte me ngjarjen në Paskuqan ku Dan Hutra i mori jetën tre grave.
Përmes një statusi në Instagram moderatorja tregoi se ndodhej në një supermarket kur dëgjoi bisedën mes dy vajzave kasiere dhe rojes së dyqanit. Ky i fundit tregon Arbana, ishte shprehur: “Hajd, se do i ketë arritur atij atje ku s’mban më. Mirë ua ka bërë!”
“Sot në mëngjes teksa paguaja faturën në kasë dëgjova fundin e bisedës mes dy gocave kasiere dhe rojes së dyqanit. Roja, i veshur me këmishë të bardhë e kravatë u duk se i vuri vulën bisedës: “Hajd, se do i ketë arritur atij atje ku s’mban më. Mirë ua ka bërë!” E ndjeva aq keqardhej për veten, për vendin tim, për fëmijët e mi, e për të gjitha gratë e vajzat e këtij vendi. Por, edhe për burrat si ky roja që vetëm burra nuk janë”, shkruan Arbana.