fbpx

Ndodh një rrahje brutale mes disa personave në fshatin Halabak, dyshohet se gjithçka nisi shkaku i ndërrimit të imamit

nga Revista Kosovarja

Një përleshje brutale ka ndodhur sonte në fshatin Halabak të Podujevës, ku janë përfshirë disa persona.

Sinjali mëson se sipas informacioneve të para, e gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkak të pakënaqësive lidhur me ndërrimin e imamit, të xhamisë së fshatit.

Më poshtë janë pamjet e rënda të njërit prej viktimave të rastit, i cili ka pësuar lëndime të rënda si pasojë e përleshjes.

Palët e përfshira tashmë janë arrestuar dhe ndodhen në stacion policor, ku po intervistohen nga hetuesit lidhur me rastin.

Policia ende nuk ka dhënë ende detaje për rastin./Sinjali

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]