fbpx

“Në Bucha janë gjetur 164 trupa të pajetë”

nga Revista Kosovarja

Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës, Iryna Venedyktova, bëri me dije të premten se 164 trupa të pajetë janë gjetur në Bucha, qytetin pranë Kievit ku masakra ndaj civilëve u zbulua menjëherë pas tërheqjes së trupave ruse.

“Deri dje (7 prill), 164 trupa të pajetë janë gjetur në Bucha. Plus 21 që nxorëm nga varri masiv përpara se të nisnin shirat e rrëmbyeshëm”, tha Venedyktova në një fjalim televiziv.

Venedyktova paralajmëroi se ka shumë mundësi që trupa të tjerë të gjenden në ndërtesat e shkatërruara të qytetit

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]