Konsiderohet të jetë një nga këngëtaret më të pashme e të talentuara, që i këndon pa problem disa zhanre muzikore.
Dikur ishte këngëtare e denjë e festivaleve, por vitet e fundit ka ndryshuar zhanër, duke kënduar kryesisht muzikë turbo-folk dhe popullore.
Pavarësisht zhanrit, Yllka mbetet yll i muzikës dhe një interpretuese e shkëlqyer e muzikës, shkruan “Kosovarja”.
Këngëtarja është plotësuar edhe më shumë që kur është bërë nënë dhe sot e bija i ka mbushur një vjeç, shkruan “Kosovarja”.
Yllka, nuk dihet të ketë organizuar një ditëlindje, ama një set fotosh, po e po.
Mjaftojnë tre vetë për një ditëlindje dhe pamje perfekte.