fbpx

Në ditën e fëmijëve Ryva u bë nënë për herë të dytë

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja e njohur kosovare Ryva Kajtazi njihet për bukurinë dhe zërin e saj të ëmbël.

Gjithmonë është kujdesur që të paraqitet ndryshe nga të tjerat duke e sfiduar veten në shumë profesione, shkruan “Kosovarja”.

Ajo me shumë mund ia del që të tregohet e zonja si në aspekte profesionale por edhe në jetën private duke u kujdesur për familjen e saj.

Pikërisht dje me 1 Qershor ajo mori epitetin nënë për herë të dytë duke sjellë në jetë një foshnje të shëndoshë.

Këtë e bëri të ditur vet ajo me anë të publikimit të një imazhi të djalit në rrjetin social në të cilin shkroi: “Më 01.06.20, ne u bekuam me ardhjen tënde!”.

Mënjëherë pas publikimit pranoj komente të shumta duke i’u uruar të dyve jetë të gjatë./Kosovarja/

https://www.instagram.com/p/CA7eFoWFZAt/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]