fbpx

Në ditën e parë të Ramazanit, i falet gjaku familjes së personit që aksidentojë të riun në Gjilan

nga Revista Kosovarja

Një aksident i ndodhur me datën 10 prill i kishte marrë jetën të riut Debatik Huruglica nga Gjilani. 

Ai teksa po ngiste motorin e tij, ishte përplasur për tokë nga një makinë,dhe fatkeqësisht nuk kishte arritur t’i përballonte plagëve të marra.

E për këtë ngjarje të rëndë që shuajti jetën e një të riu, sot dy familjet janë parë bashkë. Familja Huruglica në ditën e parë të muajit të shenjt Ramazan, në prani të prijësve fetar i ka falur gjakun familjes së personit nga Ferizaj e i cili e shkaktoi këtë aksident.

Në këtë video mjaft emocionuese që lexuesit e IndeksOnline e kanë dërguar në adresën tonë mund të shihni momentin kur bëhet falja e gjakut.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]