fbpx

Në ditën e Pavarësisë vdes polici i Kosovës

nga Revista Kosovarja

Në moshën 52 vjeçare ka vdekur Zyrtari Policor nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Gjilanit.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi për media.

“Të nderuar ju njoftojmë se sot, më 17 shkurt 2021, në moshën 52 vjeçare, ka ndërruar jetë zyrtari policor nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Gjilan, Njësia për Këshillim dhe Përkrahje – Dugagjin Mehmeti nga Gjilani”, thuhet në njoftimin e policisë.

I ndjeri kishte filluar punën në Policinë e Kosovës në vitin 2000 dhe i përket gjeneratës së IV- të, të Policisë së Kosovës.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në fshatin Pasjak, pas Namazit të Drekës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]