fbpx

Në festën e ditëlindjes së Beckham, ndërhynë rojet e sigurisë

nga Revista Kosovarja

David Beckham festoi ditëlindjen e tij të 50-të. Në festën e madhe në Londër morën pjesë shumë personazhe të famshëm, si dhe roje sigurie.

Por, një moment ndodhi e papritura kur fqinjët u ankuan për muzikën e lartë nga festa e Davidit, transmeton Indeksonline.

“Festa e Davidit u zgjat dhe sa më shumë zgjaste, aq më me zë të lartë lëshohej muzika. Disa fqinjë nuk ishin të kënaqur me këtë, në orën 2 të mëngjesit ata po ankoheshin”, tha një burim për The Sun.

E gjitha rezultoi në mbërritjen e dy rojeve të sigurisë të cilët i thanë familjes Beckham të ulnin muzikën, gjë që thuhet se ata e bënë menjëherë.

Kujtojmë se ish-futbollisti organizoi një festë të madhe për ditëlindjen e tij në restorantin londinez Core.

Disa nga të ftuarit ishin Eva Longoria, Guy Ritchie, Gordon Ramsay dhe Tom Cruise. Gruaja e Davidit, Victoria, ishte gjithashtu në festë me djemtë e tyre Romeo dhe Cruz, dhe vajzën Harper, por djali i tyre i madh, Brooklyn, thuhet se nuk ishte aty.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]