fbpx

Në gjendje jo të mirë shëndetësore – konkurrentja e Ferma VIP bie në tokë gjatë realizimit të një sfide

nga Revista Kosovarja

Xhesika Polo dhe Himena Sherifi ishin dy fermeret më pak të preferuara të publikut.

Me këtë rast, ato u përballën me një sfidë, e cila siç u pa nuk shkoi edhe aq mirë.

Bukuroshja nga Kosova pati një atak paniku pasi në një moment shihet duke rënë në tokë.

Asaj iu afruan menjëherë fermerët e tjerë duke i dhënë ndihmën e parë.

Gjendja shëndetësore e Himenës tani është mirë falë edhe kujdesit të mjekëve.

Himena ndryshe ka qenë pjesë e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova.

Ajo mori vëmendje të madhe gjatë kohës që ishte brenda, ndonëse qëndroi për një kohë të shkurtër.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]