fbpx

Në gjendje të dehur sulmuan gratë, arrestohen dy burra në Ferizaj

nga Revista Kosovarja

Dy burra janë arrestuar në Ferizaj, pasi që në gjendje të dehur kishin sulmuar dy gratë e tyre, të cila kanë pranuar dhe tretman mjeksor. Ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Rr. Dëshmorët e Kombit, Ferizaj 25.12.2023-04:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, njëri me shtetësi të huaj pasi që, të njëjtit në gjendje të dehur kanë sulmuar dy viktimat femra kosovare, bashkëshortet e tyre. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë..

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]