fbpx

Në Instagram duken gjithmonë për bukuri, por shikoni si duken në realitet Adrola e Kristina

nga Revista Kosovarja

Adrola Dushi dhe Kristina Baki për momentin janë ndër emrat më të kërkuar në fushën e modelingut.

Të dyja janë shumë të bukura, shumë pozitive, shumë të dashura nga publiku dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishmja ato gëzojnë linja perfekte trupore, shkruan “Kosovarja”.

Përveç profesionit si modele që i lidhë shumë shpesh bukuroshet, ato kanë edhe një shoqëri shumë të shëndoshë, kjo kuptohet nga publikimet e shpeshta që bëjnë në rrjete sociale në praninë e njëra-tjetrës.

Këto ditë me diell ato kanë zgjedhur të kalojnë kohë duke bërë aktivitete në natyrë dhe kanë ndarë me ndjekësit e tyre disa fotografi interesante.

“Instagram vs realiteti 🐣🐒” ka shkruar Kristina në mbishkrimin e fotografisë, ku modelet në njërën foto shihen të rregulluara dhe për bukuri, ndërsa në tjetrën të çrreguluar dhe në gjendje jo shumë të mirë.


Pra as modelet në realitet nuk janë perfekte, ashtu si mendojmë. /Kosovarja/

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]