fbpx

Në jetë kurrë mos u bë dele se të hajnë ujqërit

nga Revista Kosovarja

E kush e ka thënë, mirë e ka thënë: Njerëzit janë krijuar për t’u dashur.
Gjërat janë krijuar për t’u shfrytëzuar.
Arsyeja, pse bota është në kaos është se gjërat po duhen e njerëzit po shfrytëzohen.

Drurin e bren krimbi, njeriun hidhërimi. E shpirti është si deti. Nuk pushon kurrë, madje edhe kur gjithçka heshtë,është qetë…

Kurrë mos u pendo se njohe dikë në jetë.
Njerëzit e mirë do të falin lumturi dhe kujtime. Njerëzit e këqij do të falin eksperiencë dhe mësime.
Njerëzit të falin edhe dhimbje, gëzime, miqësi, edhe dashuri…

Nganjëherë më mirë është të jesh vetëm se sa të jesh me dikë dhe të ndjehesh më shumë se vetëm.

Kam aq shumë probleme, por buzët e mia nuk e dinë këtë. Ato shpeshherë buzëqeshin…
E buzëqeshja na qenka fashë që e mbulon plagën e shpirtit, por nuk e shëron.
Edhe lotët janë nganjëherë shenjë e një gëzimi të pashprehur, e buzëqeshja shenjë e një vuajtjeje.

T’mos mashtrohemi: As koha nuk i shëron plagët, por mësohemi me to.

Në jetë kurrë mos u bë dele se të hanë ujqërit.
Thuhet: Luftën e bëjnë heronjtë.
E qeverisin maskarenjtë.
E përfitojnë horrat
E njeriu i mirë ku?
Ku njeriu i drejtë?
Ku njeriu-njeri?
Ku e gjen sot?…/gani dili

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]