fbpx

Në kërkim nga policia bashkë me Noizyn, reagon DJ i reperit: Nuk jam kriminel, kjo që po ndodh e padrejtë

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për kapjen e Noizyt si dhe Bahtijar Bajraktarit, i cili njëherësh është DJ i reperit.

Të njëjtit janë në kërkim nga policia për ngjarjen në Pejë dhe akuzohen për veprën penale ‘lëndim i rëndë trupor’.

DJ Crax ka bërë një reagim së fundmi në rrjete sociale, me anë të të cilit u kërkon ndjesë familjes dhe të gjithë miqve të tij.

Ai thotë se nuk është i përfshirë në këtë dhe se ndihet i turpëruar për gjithë ngjarjen që ka ndodhur.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]