fbpx

Në këtë komunë të hënën nuk do të ketë 10 orë ujë

nga Revista Kosovarja

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se qyteti i Drenasit do të mbetet pa ujë të pijshëm nesër.

Arsye për këtë janë punimet nga Ndërmarrja Hidroekonomike “Ibër Lepenc ” në Bivolak. Ndërprerja e ujit nesër do të bëhet nga ora 10:00 – 20:00.

“Si shkak i punimeve të sërishme teknike nga Ndërmarrja Hidroekonomike “Ibër Lepenc ” në Bivolak , gjatë ditës së nesërme, 1 mars , e hënë, do të ndërprehet furnizimi me ujë të pijshëm për konsumatorët e qytetit të Drenasit me rrethinë.

Ndërprerja e ujit nesër do të bëhet nga ora 10:00 – 20:00”, thuhet në njoftim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]