Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Në këtë mënyrë ju mund ta përgatisni ilaçin kundër mushkonjave

nga Revista Kosovarja

Sidomos gjatë kësaj kohe të vitit, mushkonjat duket se gëzojnë të vizitojnë oborret dhe kopshtet tona, kështu që zmbrapsja e tyre, lehtë mund të bëhet përparësia jonë kryesore.

Mbi artikull

Agjencia e mbrojtjes së mjedisit raporton se ka mbi 3,000 lloje të ndryshme të mushkonjave në botë. Aktiviteti i tyre fillon kur temperaturat gjatë natës fillojnë të qëndrojnë mbi 10 gradë dhe përkundër pickimeve të tyre kruajtëse, ato gjithashtu mund të transmetojnë sëmundje.

Për fat të mirë, edhe pse speciet e ndryshme kanë modele të ndryshme të aktivitetit dhe preferencat e të ushqyerit, ata të gjithë ndajnë të njëjtin cikël bazë jetësor, kështu që ne mund t’i kontrollojmë të gjitha në të njëjtën mënyrë.

Receta e mëposhtme për një ilaç kundër mushkonjave në kushte shtëpiake do të shijoni më shumë verën tuaj dhe do t’ju ndihmojë të parandaloni ato pickime kruajtëse:

Moneytizer Paragrafi 4

Përbërësit:

10 pika vaj eukalipt limoni
15 pika vaj livande
1/4 filxhan lëng limoni
4 lugë ekstrakt vanilje
Udhëzime:

Në një shishe 50 mililitra, përzieni të gjithë përbërësit e listuar më lart dhe mbushni me ujë. Shkundni shishen mirë dhe spërkatni gjithë trupin përpara se të dilni jashtë.

Tani, ju mund të shijoni netët e ngrohta, verore, pasi mushkonjat nuk do t’i prishin më!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]