fbpx

Në këtë moment të rëndësishëm për të, Sara ka gjithë mbështetjen e PM

nga Revista Kosovarja

Prej  marsit, Sara do të jetë moderatore e Kosheres. Ajo të prezantojë sezonin e ri të emisionit që më parë moderohej nga Jona Saphiu.

Ajo komentoi për herë të parë propozimin e marrë e ftuar në “ABC e pasdites”. Sara tregoi se e kishte pritur telefonatën e skenaristes në dush. Fillimisht tha se kishte menduar se ishte ndonjë korrier, ndërsa më pas mendoi se do të ishte e ftuar në emision.

Ftesa për t’u bërë moderatore e kishte habitur, për shkak se nuk ka pasur ndonjë eksperiencë të ngjashme, ndaj Sara tha se për vendimin përfundimtar u këshillua me të atin dhe të dashurin e saj.

Dj PM, me të cilin nisi një lidhje dashurie brenda shtëpisë së Big Brother Vip i kishte shprehur mbështetjen e tij të plotë në rrugëtimine ri të Sarës dhe sigurisht nuk mund të pritej gjest më i bukur nga PM, i cili vazhdimisht ka shprehur kujdesin dhe përkushtimin e tij ndaj blogeres.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]