fbpx

Në këtë orë publikohen masat e reja për parandalimin e coronavirusit

nga Revista Kosovarja

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, sonte nga ora 20:30 do të bëjë të ditura masat e reja për parandalimin e coronavirusit.

Vitia së bashku me ministrat Rozeta Hajdari, Emilia Rexhepi dhe ushtruesin e detyrës së ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, do të mbajnë konferencë për media.

Njoftimi:

Sonte, më 13 prill 2020, në ora 20:30, Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia së bashku me Ministren e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS) Rozeta Hajdari, Ministrin e Punëve të Brendshme (MPB)-së, Xhelal Sveçla dhe Ministren e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Emilia Rexhepi do të mbajnë konferencë për media, lidhur me masat e reja që do të hyjnë në fuqi lidhur me parandalimin e përhapjes së Covid-19 në Kosovë.

Konferenca do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës.=

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]