29C temperatura më e lartë sot në Kamenicë.
Dita e sotme edhe ishte më e nxehta, me temperatura maksimale që shkuan deri në 27C e 28C, e në Kamenicë, në stacionin e IHMK-së në orën 16 temperatura arriti në 29C.
Pikërisht në këtë ditë të 10 prillit, para 39 vitesh, më 1985, në Prizren edhe u regjistrua temperatura më e lartë për muajin prill prej 31.3C. 29.5C ishte në Ferizaj dhe Gjakovë, e në Prishtinë 29C.Temperatura më e lartë për muajin prill në Prishtinë shënohet më 21 prill 1950, prej 29.8C.
Në Kamenicë në vitin 1996 regjistrohet 29.4C, madje edhe më herët më datë 5 prill.
https://www.facebook.com/PrishtinaWeather/posts/826285742866764?ref=embed_post