fbpx

Në këto zona sot do të ndalet furnizimi me ujë, përfshihet edhe QKUK-ja

nga Revista Kosovarja

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftur se do të ndalet furnizimi me ujë për disa zona në kryeqytet sot,.

Në një njoftim të lëshuar për media thuhet se nga ora 22:00 deri në ora 02:00, do të ndalet furnizimi me ujë në stacionin e pompimit në Parkun e Qytetit, e që për pasojë do të preken disa zona.

“Kjo ndërprerje është e nevojshme për kryerjen e punimeve të domosdoshme dhe do të ndikohet në zonat përreth. Në veçanti, zonat që do të preken janë: Aktashi, Ulpiana dhe Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK)”, thuhet në njoftim e KRUP.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]