fbpx

Në Kosovë pandemia në rënie, por meritat nuk i takojnë mjekësisë

nga Revista Kosovarja

Numri i rasteve me Covid-19 në Kosovë dita-ditës po zvogëlohet. Por, kjo nuk po ndodhë shkaku i vaksinimit, meqë deri më tash vetëm një përqindje e vogël e qytetarëve janë vaksinuar, edhe pse, më në fund, kanë arritur doza të shumta të vaksinave.

 

Zvogëlimi i raste me Covid-19 është rezultat i faktit se mbi 70 për qind e popullatës së Kosovës e kanë pasur virusin dhe në mënyra të ndryshme e kanë tejkaluar.

 

Sidoqoftë, Kosova është në fund të tabelës sa i përket vaksinimit të popullatës, e që të jep të kuptosh se falë imunizimit të popullatës numri i të infektuarve është në rënie.

 

E, në aspektin politik ndërrimi i qeverive i ka përplasur dhe po i përplasë ministrat e shëndetësisë, Vitia-Zemaj. S. Krivaça /Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]