Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Në krahët e një gruaje tjetër: Tolgahan ka diçka për të dhënë për Almeda Abazin

nga Revista Kosovarja

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë një prej çifteve më të ëmbla të shoëbiz-it, që kanë rrëmbyer zemrat e publikut shqiptar dhe janë kthyer në personazhet më të komentuar.

Mbi artikull

Dy aktorët janë tashmë prindër të vogëlushit Efehan dhe ndërkohë që Almeda i është përkushtuar tërësisht të voglit, Tolgahan vazhdon të ndjekë karrierën e tij si aktor.

Shumë shpejt, ai do të vijë në ekranin shqiptar me një serial të titulluar “Kampioni im” . Tolgahan do të quhet Firat dhe do të jetë një boksier i talentuar, i cili humb partneren e tij dhe i duhet të rrisë i vetëm djalin.

Në llogarinë e tij në Instagram, Tolgahan ndan herë pas here foto të shkrepura gjatë xhirimeve, mirëpo foto e fundit ka tërhequr vëmendjen.

Moneytizer Paragrafi 4

Ai ka pozuar me aktoren turke Sude Guler, të cilën do ta ketë partnere në film, ndërsa ndjekësit kanë nisur të pyesin menjëherë nëse Almeda bëhet xheloze për këto veprime.

Megjithëse nuk i është përgjigjur në komente, Tolgahan ka ndarë në InstaStory një foto të bashkëshortes, duke treguar se zemra dhe mendja e tij i përkasin vetëm asaj.

“Mbretëresha ime! Gruaja ime! Dashuria ime”- janë fjalët e aktorit që na i shkrinë zemrat!

Pra, Almeda s’ka aspak arsye të bëhet xheloze për partnerin e saj!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]