fbpx

Në kryeqytet vendosen posterë kundër Donika Gërvallës

nga Revista Kosovarja

Disa posterë kundër ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, kanë nisur të vendosen në rrugët e Prishtinës.

Me shkrimin “Ministre e Kurtit, dëshmitare e Vukçit!” është aluduar në reagimet e fundit që opozita ka bërë ndaj ministres Gërvalla, për deklarata të mëhershme, kur pati thënë se disa nga ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë bërë krime ndaj kundërshtarëve politikë.

Nuk dihet kush i ka vendosur këta posterë.

Sot Gërvalla, në një konferencë për media, mohoi se ka qenë apo është dëshmitare në Gjykatën Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

E për këtë çështje, sot u debatua edhe në seancën e Kuvendit të Kosovës me Gërvallën që u kritikua nga partitë opozitare, e që më pas situata u tensionua duke iu afruar përleshjeve.


Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]