67
Aktori i kthyer edhe në këngëtar, Donald Veshaj ka paralajmëruar një tjetër projekt të ri.
Ish-banori i Big Brother VIP ka postuar në llogarinë e tij në Instagram disa imazhe të reja bardhë dhe zi përmes të cilave la të kuptohej se po vjen me një këngë të re.
“Të kuptoj më mirë me sy se me fjalë, së shpejti”, ka shkruar Donaldi në mbishkrimin e imazheve.
Mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur aktori, por që padyshim do të mirëpritet nga fansat e tij të shumtë.