fbpx

Në mes të spektaklit, Yll Dreshaj njoftohet për fundin e martesës – reagimi që nuk pritej

nga Revista Kosovarja

Në spektaklin e së hënës pati surpriza të shumta në Ferma VIP 2.

Nëna e Yll Dreshajt u fut në fermë për t’i sjellë një mesazh të rëndësishëm të birit nga jashtë.

E njëjta i ka sjellë një letër, ku thuhet se tashmë ai është zyrtarisht i divorcuar.

Historia e Yllit u bë publike disa javë më parë, ku ish-bashkëshortja tashmë i kishte dërguar një letër ku edhe thoshte se atij i pëlqejnë burrat dhe kërkonte të mos i përmendej emri.

Pas kësaj erdhi dhe reagimi i Yllit i cili tregoi një tjetër version, ku sipas tij shkak i zënkave ishte se partnerja nuk i donte familjen.

Pjesë nga biseda:

Vlora: Kam ardhur t’i trgoj Yllit letrën se është i shkurorëzuar tani e në vazhdim.

Luana: Ylli si ndihesh për këtë lajm?

Ylli: Jam shumë i lumtur. Siç e kam përmendur gjatë kohës që më kanë ardhur mesazhe, e kam ndier veten që jam në një peng, mendoja se si do të pritet. Jam shumë i lumtur. Ky lajm është diçka që më ndryshoi jetën, dhe më la të jetoj jetën i lirë me familjen time.

Luana: Uroj të gjesh njeriun e jetës tënde.

Ylli: Njeriu njëherë gabon në jetë. Jam shumë i lumtur për momentin. Normalisht që personin e zemrës e kam menduar dhe e mendoj që të më dojë nënën, babën, familjen dhe të mos më largojë asnjëherë nga familja.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]