fbpx

Në një lidhje jashtë? Yjet e Merit nxjerrin ‘zbuluar’ Romeon

nga Revista Kosovarja

Ashtu siç pritej të ndodhte, astrologia Meri Shehu e ka ushtruar shpesh profesionin e saj brenda shtëpisë së “Big Brother Vip” dhe shpesh u ka bërë parashikime banorëve të shtëpisë.

Kështu ka bërë edhe së fundmi e ditën e sotme ajo është parë të flasë për yjet.

Prezent ishte dhe Romeo Veshaj, i cili e pyeti Merin çfarë ndikimi ka hëna e plotë tek Virgjëresha.

Në mënyrë të menjëhershme e ka pyetur se si ndikon dhe tek shenja e Demit.

Siç e dimë, asnjë prej vëllezërve Veshaj nuk i përkasin shenjës së Demit. Vallë kujt i përket kjo shenjë?

Mos ndoshta Romeo ka lënë diçka pezull jashtë dhe nuk jemi ende në dijeni?

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]