Këngëtarja shqiptare, Dafina Zeqiri, prej kohësh ka nisur përgatitjet e albumit të ri të quajtur “Dafinë Moj”.
Derisa tashmë ka prezantuar titujt e projekteve të reja, ajo sot (e martë) ka azhurnuar fansat me të tjera postime nga prapaskenat e albumit.
Ylli i muzikës shqiptare ka ndarë disa pamje nga studioja muzikore, ku edhe po përgatiten këngët.
Në fotografinë e parë të publikuar me 1.7 milion njerëzit, Zeqiri shfaqet me reperin Elinel me të cilin ka edhe një bashkëpunim.
Në imazhin e dytë ka shfaqur producentin Rzon dhe artisten Tuna Sejdi, me të cilën po ashtu do të sjellë një projekt.

Veç tyre, Dafina ka duete edhe me artistët si: Lumi B, MC Kresha, Buta, DJ Geek dhe një të veçantë me të ëmën, Melihate Zeqirin.
Sidoqoftë, akoma nuk ka një datë të saktë të lansimit të albumit të plotë.
View this post on Instagram