fbpx

Në Petrovë të Shtimes gjendet një mjet shpërthyes, FSK e KFOR-i amerikan e tërhoqën pa incidente

nga Revista Kosovarja

Një mjet i dyshimtë shpërthyes është gjetur në një lagje në Petrovë të Shtimes.

Për këtë policinë e informoi një burrë nga fshati, ndërsa në vend të ngjarjes ka dalë njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-i amerikan, të cilët kanë tërhequr mjetin pa shkaktuar incidente.

“Fsh. Petrovë, Shtime 04.04.2025 – 15:22. Një mashkull kosovar, ka raportuar se në lagje në fushë ka vërejtur një mjetë të dyshuar shpërthyes. Njësit përkatës policor ka siguruar vendin e ngjarjes derisa njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it amerikan kanë bërë tërheqjen e mjetit pa incidente”, njoftoi policia në raportin 24-orësh.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]