Qyteti austriak i Gracit është në zi pasi një person i armatosur vrau 10 të rinj në një shkollë të mesme këtë mëngjes.
Njëmbëdhjetë persona kanë vdekur pas të shtënave me armë në një shkollë të mesme në qytetin Austriak të Gracit. Familjet në lot kanë ngushëlluar njëra-tjetrën pranë shkollës së mesme Dreierschützengasse.
Kancelari i Austrisë, Christian Stocker, e shpalli sot “një ditë të errët në historinë e vendit tonë”.
Këtë mbrëmje, së bashku me shoqatën Ukrainë-Kosovë dhe Qendrën Hebraike të Kosovës, pranë Katedrales së Prishtinës mbajtën një ceremoni duke ndezur qirinj për ata që u vranë dhe u shua jeta e tyre në moshë kaq të re.