fbpx

Në QKUK mungon ilaçi që ua rregullon frymëmarrjen foshnjave të lindura para kohe

nga Revista Kosovarja

Në Klinikën e Neonatologjisë në QKUK është duke munguar ilaçi me të cilin trajtohen foshnjat e lindura para kohe dhe të cilat kanë probleme me frymëmarrjen. Nga SHSKUK kanë deklaruar se klinika do të furnizohet këtë javë.

Foshnjat e lindura para kohe zakonisht përballen me probleme të ndryshme për shkak të mos zhvillimit të plotë të organeve. Në disa raste këto foshnje pësojnë apnea, një gjendje pauze e frymëmarrjes për 20 ose më shumë sekonda.

Për të reduktuar këtë gjendje mjekët injektojnë një ilaç të quajtur ‘Caffeine citrate’. Ky ilaç përveç që redukton shpeshtësinë e apnesë, rrit edhe suksesin e heqjes së foshnjës nga intubimi në ventilator.

Ky ilaç është në Listën e Barnave Esenciale të Ministrisë së Shëndetësisë dhe përdoret në Klinikën e Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare, ku trajtohen foshnjat e lindura para kohe. Por tash e disa ditë është duke munguar për shkak të mungesës së furnizimit.

Revitalize your home with long-lasting freshness, more economical than air purifiers!
Conselhos e Truques

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]